Shkodër, plagoset me armë zjarri boksieri i Vllaznizë, Hysa

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek ura Dervishbeg ku është plagosur boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa.

Albeu.com mëson se boksieri ka marrë një plumb në trup dhe është shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se boksieri është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply