Xhemaili iku, por vjen një tjetër shqiptarë te Bolonja

Bolonja si duket nuk mund të bëjë pa futbollistë shqiptarë. Pasi ditë më parë nga kjo skuadër u largua futbollisti tetovar, Blerim Xhemaili, drejtuesit e kësaj skuadre kanë piketuar  një tjetër futbollistë shqiptarë, që do komandonte me mesfushën e tyre.

Fjala është për Ledian Memushajn, të cilin e duan me çdo kusht në skuadrën e tyre për sezonin e ri. Ata e kanë kërkuar kapitenin e Peskarës që në verë, por mesfushori “kuqezi” zgjodhi të qëndrojë me “delfinët”.

Tashmë Bolonja ka nisur sërish sulmin dhe për këtë ka pasur edhe takime me përfaqësuesin e lojtarit, ndërsa të dielën Peskara dhe Bolonja do të përballen me njëra tjetrën, ditë kjo e rëndësishme për ta parë edhe më mirë Memushajn në aksion. Një paraqitje e tij e mirë në këtë përballje, pa dyshim se do të kishte shtuar edhe më shumë shanset që ai verën tjetër sërish të luaj në “Serie A”, kësaj rradhe me fanellën e Bolonjas.

Leave a Reply