Juventusi nuk feston titullin e kampionit këtë fundjavë!

Skuadra e Juventusit ka vendosur që të anullojë festën e titullit kampion, e parashikuar paraditen e së dielës, gjithnjë nëse do të fitojnë ndeshjen ndaj Krotones. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” një vendim të tillë morrën gjatë ditës së sotme, duke zbuluar se nuk do të ketë autobus të zbuluar për të bërë paradën në rrugët e Torinos dhe asnjë aktivitet tjetër që tifozët të festojnë titullin e 33-të në historinë e “Serie A”.

E gjithë kjo është bërë me qëllim për të mbajtur skuadrën dhe futbollistët të përqëndruar në maksimum për ndeshjen finale të Ligës së Kampiomëve kundër Realit të Madridit me 27 maj.

Vetëm nëse Juve do të triumfonte në këtë ndeshje, atëherë drejtuesit “bardhë e zi” do të organizonin një festë të madhe në shesh, përndryshe titulli i 6-të radhazi kampion nuk do të kishte asnjë peshë, sipas tyre.

Juventusi ka një precedent përsa i përket kësaj çështje, teksa pak javë para finales së Berlinit me Barcelonën festoi titullin në shesh me tifozët e saj, pas së cilës festë juventinët humbën finalen ndaj “katalunasve” me rezultatin 3:1.

Leave a Reply