Ndaj Pelisterit si 25-vjeçar i dha fund karrierës si futbollist, tash i gatshëm të shkruaj historinë me Shkëndijën!

Erhan Selimi sot ndaj Pelisterit do të ketë nderin që të drejtojë Shkëndijën, skuadrën e tij të zemrës, për të cilën kishte dhënë shumë gjatë karrierës së tij si futbollist, karrierë kjo e cila ishte mbyllur shumë para kohe, pikërisht në ndeshjen ndaj kundërshtarit të sotëm nga Manastiri, njofton “infOSport.mk”.

Kishte qenë 14 qershori i vitit 2009 kur Erhan Selimi lëndoi ligamentet ndaj Pelisterit në ndeshjen e balotazhit për inkuadrimin në elitën e futbollit vendor.

Ai lëndim rezultoi të jetë fatal për trajnerin aktual të Shkëndijës, i cili edhe pse në moshë 25-vjeçare, duheshe ti thotë lamtumirë futbollit.

Mirëpo ai moment i tij i tmershëm asaj kohë mund të shndërohet në një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për të gjatë ditës së sotme, nëse do arrinte të fitonte me Shkëndijën Kupën e Maqedonisë.

Me këtë ai do të kurorëzohej me trofeun e parë në karrierë si trajner i parë, edhe atë në moshë vetëm 33-vjeçare, ndërsa do të arrinte të bënte një “tripletë” kur janë në pyetje të gjitha trofetë në futbollin vendor, duke pasur parasysh se si ndihmës trajner ai kishte fituar titullin e kampionit dhe Super Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply