Bardhi shënon për tri pikë të Ujpeshtit

Futbollisti shkupjan Enis Bardhi i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Ujpeshtit ndaj Halandashit me rezultat 2:1. Bardhi golin arriti ta realizoj në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren për Ujpeshtin në këtë përballje të vlefshme për xhiron e 32-të në elitën e Hungarisë.

Për reprezentuesin e Maqedonisë ky ishte goli i 12-të në këtë sezon në kampionatin hungarez. Ndryshe golin e parë për Ujpeshtin e realizoi Balog, ndërsa për Haladashin realizoi Villiamsi.

Kujtojmë që Bardhi ka pasur një sezon super të mirë në Hungari, ndërsa në qershor do të luaj edhe me Maqedoninë U21 në Evropianin për të rinjë që do të zhvillohet në Poloni.

Leave a Reply