Seferi: Ndaj Velesit do luftojmë deri në atomin e fundit

Goleadori i Futsal Shkupit, Erkan Seferi premton se sot në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit ndaj Velesit do të jap atomin e fundit, bashkë edhe me shokët e tij të skuadrës, me të cilët shpreson se në fund do i’a arrijnë qëllimit për tu shpallur kampion.

“Është kjo ndeshje për jetë a vdekje. Një ndeshje ku të gjithë ne do të japim atomin e fundit për të dalë kampion të Maqedonisë. E dimë forcën e kundërshtarit, ndaj të cilëve shpresojmë të përsërisim lojën nga dy ndeshjet paraprake të këtij sezoni. Nëse bëjmë një gjë të tillë, atëherë titulli është i yni” – ta Erkan Seferi.

10-shi i “bardhekaltërve” nga Çairi pritet të jetë rreziku më i madh për skuadrën kundërshtare që drejt Shkupit niset me synimin për ti prish festën skuadrës vendase.

Shkupi me 67 pikë kryeson renditjen, duke lënë pas vetes Velesin që ka 64 pikë. Vendasve në këtë ndeshje do ju konvenonte edhe një barazim, me të cilin do festonin në fund bashkë edhe me “Shvercerat” titullin e kampionit.

Leave a Reply