Hykaj i jep fitoren San Hoses (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtare së Shqipërisë, Jahmir Hykaj me një gol të vetëm ka qenë vendimtar për fitoren e skuadrës së tij San Hose ndaj Dallasit të zhvilluar në elitën e futbollit amerikan.

Hykaj golin e fitores e realizoi në minutën e 82-të, me një stil të veçant si asnjëherë më parë, duke kontrolluar mirë topin në zonën kundërshtare, ndërsa pastaj me shumë mjeshtri e dërgoi në rrjetë.

Për Hykajn ky ishte goli i tretë me fanellën e San Hoses, me të cilët është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply