Renato Sançez përballë Enis Bardhit në Evropianin e Polonisë

Përfaqësuesja U21 e Portugalisë ka publikuar listën me futbollistët që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për të rinjë që do të zhvillohet në qershor në Poloni.

Liderët e Portugalisë do të jetë Renato Renato Sançez i Bayernit të Mynihut dhe Goncalo Guedesh nga radhët e PSZH-së, ku në përballjen me Maqedoninë që të dy do të vihen përballë dyshes Enis Bardhi-David Babunski, të cilët do të jenë bartës të lojës te përfaqësuesja e vendit tonë në Evropian.

Përfaqësuesja e Portugalisë në Evropianin e Polonisë është në të njejtin grup me Maqedoninë, Serbinë dhe Spanjën.

Leave a Reply