Shkupi ndaj Velesit pa dyshen që i solli titullin kampion (VIDEO)

Ekipi i Futsal Shkupit sot përballë Velesit në ndeshjen finales të Kupës së Maqedonisë do të luaj pa dyshen që i solli titullin e kampionit në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për dyshen Erol Dalip – Ylber Alili, që i shënuan tre golat në atë ndeshje të xhiros së fundit ndaj Velesit (3:3), duke i mundësuar skuadrës së tyre për të festuar më pas titullin e parë historik që nga themelimi.

Eroll Dalip që shënoi dy gola në atë ndeshje të 20 majit nuk do të jetë në disponim të trajnerit Zoran Lekiq, për shkak lëndimit, teksa kumanovari Ylber Alili i cili realizoi golin më të bukur të takimit dhe njëherit vendimtarë për Shkupin në atë ndeshje, ndodhet në Gjermani në prova në nja nga skuadrat e atjeshme, për të vazhduar karrierën në futbollin e madh.

Публикувахте от Ylber Alili в 21 май 2017 г.

Mungesa e tyre me siguri që do të jetë një handikap për ekipin “bardhekaltër” nga Çairi, që shpreson që sezonin 2016/2017 ta mbyll me titullin e dyfishtë.

Ndeshja Shkupi – Velesi, e vlefshme për Kupën e Maqedonisë zhvillohet sot në Strumicë me fillim në ora 19:00.

 

Leave a Reply