Seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka shpallur listën e futbollistëve me të cilët do të udhëtojë për në Evropianin e Polonisë, që zhvillohet në muajin qershor.
Në listën e publikuar nuk ka shumë ndryshime, pasi në të ndodhen futbollistët të cilët luajtën dhe bartën barën kryesore edhe në ndeshjet kualifikuese.
Në mesin e futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe 5 futbollistë shqiptarë, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Besir Demiri, Mevlan Murati dhe Enis Bardhi.
Prej datës 04 deri me 12 qershor ekipi përfaqësues i Maqedonisë do të bëjë stërvitje në Shkup, prej ku do niset për në Evropianin e Polonisë që starton me datë 15 qershor.
Maqedonia ndodhet në grupin “B”, së bashku edhe me kombëtaret si Portugalia, Spanja dhe Serbia, ndërsa ndeshjen e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Milevski do ta zhvillojnë kundër Spanjës me datë 17 qershor (20:45h).