Niko Kovaç zëvendësues i Tuhel te Dortmundi!

Vetëm disa orë pas ndarjes me trajnerin e deritanishëm, Tomas Tuhel, mediat në Gjermani kanë filluar të flasin lidhur me zëvendësuesin e tij në bankinën e skuadrës së Borusia Dortmundit.

Sipas mediave të atjeshme, është strategu kroat Niko Kovaç, ai i cili do të zëvendësojë gjermanin e shkarkuar në postin e trajnerit te skuadra nga “Sinjal Iduna Park”, që thuajse çdo sezon pretendon për titullin e kampionit.

Kovaç ka përvojë të madhe në futbollin gjerman edhe si futbollit, por edhe si trajner, ku aktualisht është duke udhëhequr skuadrën e Ajntrahtit të Frankfurtit.

Niko Kovaç me skuadrën nga Frankfurti ka kontratë deri në qershor të vitit 2019-të, mirëpo me siguri se një ofertë nga një skuadër gjigande si Dortmundi do ti kishte ndryshuar mendjen strategut kroat, i cili në karrierën e tij si trajner kishte udhëhequr edhe përfaqësuesen U21 dhe përfaqësuesen A të Kroacisë.

Kovaç me Ajntrahtin e tij këtë edicion arriti deri në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku u mposht pikërisht nga Borusia e Dortmundit me rezultatin 2:1.

Leave a Reply