Iker Kasiljas në “Serie A”?

Portieri legjendar spanjoll, Iker Kasiljas karrierën e tij mund ta vazhdojë në Itali. Një gjë të tillë ka pohuar vetë ish portieri i Real Madridit, për shërbimet e të cilit po interesohen edhe dy skuadra tjera gjigande evropiane, Paris Sen Zhermeni dhe Liverpulli.

“Jam në pritje. Kam një klauzolë që më lejon të qëndrojë edhe një vit te Porto, por jam duke reflektuar. Do të marrim vendim bashkë.Deri më tani nuk jam i shqetësuar, “Serie A” është një opsion i mirë. Ka klube të mëdha, futbolli është i rëndësishëm aty dhe më pëlqen ky vend. Tani jam në Portugali, por do të më pëlqente të vija në Itali. Do të ishte e bukur të luaja përballë Bufon përsëri” – ka thënë Kasiljas, i cili dy vitet e fundit i kaloi te Porto.

Leave a Reply