Enis Bardhi i solli fat vëllait të tij Beharit dhe Ferizajit

Një “tifoz” i veçantë sot e ka ndjekur ndeshjen e balotazhit për një vend në Superligën e Kosovës midis Ferizajt dhe Vëllaznimit nga Gjakova. Ishte Enis Bardhi mysafiri special i këtij takimi të zhvilluar në Drenas, ku në fund fitores iu gëzuan futbollistët e Ferizajit, të cilët u treguan më të suksesshëm në ruletin e penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

Lajmin për prezencën e Bardhit e ka bërë publik gazetari nga Ferizaji, Valdrin Nuredini, i cili e ka postuar një fotografi me të. Ai në një status në Facebook është shprehur i lumtur që e ka takuar Bardhin.

“Krenaria jone, Enis Bardhi. Lojtar i Levantes në LaLiga”, kishte shkruar Valdrini.

Enis Bardhi i solli fat vëllait të tij, Beharit, i cili është pjesë e Ferizajit, skuadër kjo që vitin tjetër do të luaj në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply