Luanat e Futsal Shkupit luftuan heroikisht deri në fund për titullin kampion (VIDEO)

Futsal Shkupi ka barazuar 3:3 në transfertën e zjarrtë ndaj Velesit, mirëpo që ky rezultat nuk u mjaftoi “bardhekaltërve” për të shënuar fitoren e shumë dëshiruar, që do ju siguronte atyre titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

FUTSAL SHKUPI AVANSON NDAJ VELESIT

FUTSAL SHKUPI AVANSON NDAJ VELESITVELESI – FUTSAL SHKUPI 0:1(E. Seferi 5')

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Në një ndeshje tejet të tensionuar dhe me ofendime të pandalshme ndaj shqiptarëve ishte Futsal Shkupi që avansoi në këtë ndeshje pas golit të shënuar nga ana e Erkan Seferit në minutën e 5-të.

RASTI I REXHEP SULEJMANIT NDAJ VELESIT

RASTI I REXHEP SULEJMANIT NDAJ VELESIT

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Pas këtij goli pasoi edhe një super rast për Rexhep Sulejmanin, i cili nga afërsia nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.

VELESI BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT

VELESI BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPITVELESI – FUTSAL SHKUPI 1:1(E. Seferi a.g 10')

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Një gjë të tillë shfrytëzuan në maksimum futbollistët vendas, të cilët shënuan dy gola të njëpasnjëshëm për të mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale 2:1.

VELESI AVANSON NDAJ SHKUPIT

VELESI AVANSON PER HERE TE PARE NDAJ FC SHKUPITVELESI- FUTSAL SHKUPI 2:1

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Gjatë shënimit të golit të dytë të vendasve, portieri i parë i Futsal Shkupit, Berat Jakupi, pësoi një lëndim në kraharor, duke u detyruar që të braktis lojën.

VELESI AVANSON NDAJ SHKUPIT

VELESI AVANSON PER HERE TE PARE NDAJ FC SHKUPITVELESI- FUTSAL SHKUPI 2:1

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Ky ishte një hendikep i madh për skuadrën shkupjane, e cila dominoi në tërësi pjesën e dytë, duke arritur madje që të rikthejë rezultatin në favorin e saj.

SHKUPI BARAZON NDAJ VELESIT, NDERSA ME PAS EDHE AVANSON ME REZULTATIN 2:3

SHKUPI BARAZON NDAJ VELESIT, NDERSA ME PAS EDHE AVANSON ME REZULTATIN 2:3Super gol i Eroll Dalip per barazim te rezultatit ne 2:2.

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Me një super gol Eroll Dalip në minutën e 27-të barazoi shifrat në 2:2, teksa nuk vonoi shumë dhe Ylber Alili shënoi edhe golin e tretë për Shkupin, skuadër kjo që megjithatë nuk arriti që të ruaj këtë epërsi, pasi Rangotov në minutën e 31-të barazoi rezultatin në 3:3.

VELESI BARAZON REZULTATIN NE 3-3

VELESI BARAZON REZULTATIN NE 3-3

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Në 10 minutëshin e fundit Shkupi kishte dominim edhe më të madh, duke krijuar shumë raste shënimi, madje momentet e fundit i luante edhe pa portier, megjithatë mungoi ai gol aq shumë i dëshiruar, i cili do ju sillte atyre titullin kampion. Në fund barazim i hidhur për Shkupin, që në anën tjetër i mundësoi Velesit që ti gëzohet titullit të parë kampion në elitën e futsalit vendor.

Velesi e mbylli sezonin me 68 pikë, me vetëm një më shumë se Shkupi në vendin e dytë.

Leave a Reply