Skualifikohet “Arena Kombëtare”, UEFA zgjedh stadiumet e finaleve, “Olimpic Ataturk” pret finalen e LK të vitit 2020

UEFA ka përzgjedhur stadiumet ku do të luhen finalet e sezonit 2019-2020, me ç’rast “Arena Kombëtare” në Tiranë që është në ndërtim e sipër ka mbetur jashtë garës. Kështu Superkupa e Evropës, që ishte edhe synimi kryesor për drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit, do të luhet në Portugali në “Estadio Dragao”.

Në garë për këtë finale përveç “Arenës Kombëtare”, ishin edhe “Dinamo Stadium’ në Bjellorusi, “Olympic Stadium” në Helsinki të Finalndës, “Allianz Riviera” në Nice të Francës, “Sammy Ofer Stadium” në Haifa të Izraelit,  “Central Stadium” në Almaty të Kazakistanit, “Ëindsor Park” në Belfast të Irlandës së Veriut dhe “Estádio do Dragão” në Portugali, që ishte edhe më i madhi nga kapaciteti, me 50,033 vende.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ditë nga finalja e edicionit të sivjetshëm në Ligën e Kampionëve, qeveria evropiane e futbollit ka përzgjedhur stadiumin “Olimpic Ataturk” për finalen e Ligës së Kampionëve të edicionit 2019/2020.

Ky stadium ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe është stadiumi ku Liverpulli arriti të fitonte finalen me Milanin në edicionin 2004/2005.

Finalja e edicionit 2018-2019 ndërkohë është përcaktuar më parë të luhet në “Vanda Metropolitana” në Madrid.

Finalja e Liga Europa 2019-2020 është përcaktuar për t’u luajtur në Gdansk të Polonisë, në stadiumin “Gdansk Arena”, finalja e 2018-2019 është përcaktuar më parë të luhet në “Baku Olimpic Stadium”, në Azerbajxhan.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply