Volfsburgu siguron mbijetesën dhe transferon yllin amerikan për 17 mln euro!

Skuadra e Volfsburgut arriti të sigurojë mbijetesën në Bundesligën gjermane, ndërsa drejtuesit e klubit menjëherë kanë filluar të mendojnë për merkaton verore. Volfsburgu me shumë gjasa do të përforcohet me reprezentuesin e amerikan Xhon Burks.

Bëhet fjalë për futbollist mbrojtës, i cili sezonin e kaluar e kaloi te Herta e Berlinit. Sipas mediave në Gjermani, transferimi i 24-t vjeçarit te Volfsburgu është punë e kryer, ndërsa do të kushtojë plot 17 milionë euro.

Drejtuesit e klubit të Volfsburgut me këtë përforcim kanë paralajmruar se sezonin e ardhshëm do të jenë konkurent për pozitat që sjellin dalje në Evropë.

Leave a Reply