Taipi transferohet te Sent Gallen

Futbollisti shqiptar, Gjelbrim Taipi është transferuar te skuadra Sent Gallen e Superligës së Zvicrës. Taipi me drejtuesit e klubit Sent Gallen kishte arritur akord që më herët, ndërsa gjatë ditës së sotme marrëveshja u bë edhe publike, ku për të njejtën njoftoi edhe vet klubi zviceran nëpërmjet faqës zyrtare.

24 vjeçari nga Tërnoci i Preshevës, te Sent Gallen vjen nga skuadra tjetër zvicerane Vill, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës dhe Shafhauzenit.

Përveç Taipit, Sent Galleni prezantoi sot edhe kroatin Stjepan Kukuruzovicin.

Leave a Reply