Rabotniçki në Slloveni, kontrolluese me Skenderbeun

Skuadra e Rabotniçkit ka arritur në Slloveni, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese në Liga Evropa.

“Romantikët” janë vendosur në Terme Çatezh dhe do të qëndrojnë deri më 22 qershor, ndërsa brenda kësaj periudhe përveç stërvitjeve do të zhvillojë edhe ndeshje kontrolluese.

Me 18 qershor nga ora 17:30 Rabotniçki do të testohet me Skenderbeun, ndërsa me 21 qershor nga ora 17:00 do të luaj ndaj kampionëve të Kroacisë, Rijekës.

Leave a Reply