Kush është Olsi Teqja?

Olsi Teqja sot edhe zyrtarisht firmosi kontratë me Shkëndijën. Bëhet fjalë për një futbollist 27-vjeçar me origjinë nga Kruja, i cili te skuadra nënkampione e Maqedonisë vjen nga rradhët e Tiranës.

Ai luan në qendër të mbrojtjes, repart ky i cili sezonin e kaluar çaloi dhe nuk kreu punën ashtu si duhet.

Me Olsin në këtë repart dhe armenin Taron Voskanjan, (një futbollist tjetër që pritet ti bashkohet Shkëndijës), mbrojtja “kuq e zi” do të ndryshonte e tëra dhe me siguri që do të përfitonte në kualitet, duke marrë në konsideratë të kaluarën e këtyre dy futbolllistëve.

Teqja është me origjinë nga Kruja, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij te skuadra e Kastriotit.

Duke filluar që nga grupmoshat e reja, Olsi Teqja arriti që të debutojë te Kastrioti në moshën 20-vjeçare.

Te Kastrioti mbrojtësi 27-vjeçar qëndroi për dy vite, që më pas të transferohet te Apolonia e Fierit për një vit, ndërsa nga dy sezone kaloi te Bylis Ballsh dhe skuadra e Laçit, nga e cila në vitin 2015-të u transferua te skuadra me më shumë tituj në Shqipëri, Tirana.

Te skuadra “bardhekaltër” nga kryeqendra shqiptare, Teqja u shndërrua në një lider të padiskutueshëm në mbrojtje, duke qenë edhe ndër futbollistët më standard. Ai brenda dy viteve të kaluara te Tirana zhvilloi plotë 64 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet në kuadër të Liga Europa sezonin e shkuar ndaj Inter Baku.

Olsi Teqja largohet në një moment shumë të vështirë nga skuadra e Tiranës, e cila sezonin e fundit humbi statusin e skuadrës elitare, por njëkohësisht largohet me titull, atë të Kupës së Shqipërisë.

 

 

Leave a Reply