Edhe përfundimisht zgjidhet e ardhmja e Etrit Berishës

Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha edhe përfundimisht do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Atalantas. Një gjë të tillë ka njoftuar “Sky Sport”, sipas së cilës më në fund është zgjidhur edhe çështja Berisha.

Klubi nga Bergamo do ti paguajë 5 milion euro Lacios për kartonin e Berishës, i cili edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Atalantas, mirëpo vetëm si i huazuar.

Portieri shqiptar ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv me skuadrën “zikaltër”, që sezonin e kaluar u rendit në pozitën e 4-të në “Serie A”, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në ndeshjet e Liga Europa.

Berisha ishte një nga pikat e më të forta të Atalantës dhe ishte njëri ndër më të merituarit për këtë sukses të skuadrës nga Bergamo, drejtuesit e së cilës skuadër pritet që të hënën të bëjnë edhe zyrtartë lajmin për blerjen e kartonit të portierit shqiptarë nga Lacio.

Leave a Reply