Jurgen Klop e dëshiron Obamejang te Liverpulli

Liverpulli është duke menduar për transferimin e sulmuesit të Borusia Dortmundit, Pier Emerik Obamejang, njofton “La Parisien”, përcjellë “infOSport.mk”.

Drejtuesit e Liverpullit janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar prej 70 milion eurove për sulmuesin gabonez nga ana e drejtuesve të Dortmundit.

Është vetë Jurgen Klop ai i cili dëshiron transferimin e Obamejang në “Enfilld Roud”, duke pasur parasysh se njeh shumë mirë cilësitë e tij që nga periudha kur ishin bashkë të Dortmundi (2013-2015).

27-vjeçari konsiderohej si një përforcim i sigurtë i Paris Sen Zhermenit, mirëpo në momentin e fundit ai refuzoi që të kalojë te skuadra nënkampione e Francës.

Obamejang sezonin e kaluar me fanellën e Dortmundit zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar 40 gola dhe 5 asistime, duke ndihmuar në këtë mënyrë që “milionerët” në fund të fitojnë Kupën e Gjermanisë.

Leave a Reply