Çelzi i gatshëm të zëvendësojë Hazardin me Ronaldon

Skuadra kampione e Anglisë, Çelzi me shumë vëmendje është duke e përcjellë situatën rreth yllit portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Mediat spanjolle ditë më parë njoftuan se Ronaldo dëshiron të braktis “Santiago Bernabeun”, pas akuzave ndaj tij për evazion fiskal të ngritura nga ana e autoriteteve spanjolle.

Në numrin e saj të sotshëm “Daily Express” pohonte se Çelzi është i gatshëm ti ofrojë Realit të Madridit, Eden Hazardin në këmbim për Kristiano Ronaldon.

Rikujtojmë “mbretërit” që më herët interesoheshin për shërbimet e belgut, ashtu që nëse gjejnë gjuhë të përbashkët klubet mes tyre, mund të ndodh që në sezonin e ri Kristian Ronaldon të shohim me fanellën e Çelzit, derisa Eden Hazardin me atë të  Realit të Madridit.

Leave a Reply