Teqja realizon stërvitjen e parë me Shkëndijën (VIDEO)

Përforcimi më i fundit i Shkëndijës, Olsi Teqja, sot ka realizuar seancën e parë stërvitore me “kuqezinjtë”. Pas ndeshjes kontrolluese me Inter Zapreshiqin, stafi teknik ndau ekipin në dy grupe.

Futbollistët që luajtën prej fillimit dhe që kishin ngarkesë më të madhe zhvilluan seancë rikuperimi, ndërkohë ata që luajtën më pak sot ushtruan në teren.

Pikërisht me këtë grup u stërvit edhe përforcimi i fundit, Teqja, që pritet shpejt të integrohet brenda grupit.

Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin u dhanë futbollistëve pasditë të lirë, ndërsa nga e hëna skuadra rikthehet në rritmin e zakonshëm të fazës përgatitore me nga dy seanca në ditë.

Rikujtojmë të martën me 20 qershor, Shkëndija ndaj kampionëve të Sllovenisë, Mariborit, do të zhvillojë edhe ndeshjen e saj të fundit në kuadër të fazës përgatitore në Slloveni, ku me shumë gjasa minutat e para me fanellën e Shkëndijës do ti ketë edhe futbollisti nga Kruja, Olsi Teqja.

Leave a Reply