Murati dhe Musliu kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Maqedonusë U21, të martën do të luaj ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të Kampionatin Evropian për të rinjë që po zhvillohet në Poloni.  Dy reprezentuesit shqiptarë të Shpresave Mevlan Murati dhe Visar Musliu presin debutimin e tyre të parë në këtë evropian, ndërsa para ndeshjes së nesërme kërkojnë që të nxjerrin rezultat pozitiv.

 “Nuk kemi ardhur këtu vetëm për pjesëmarje por kemi ardhur për të luajtur futboll dhe këtë e dëshmuam në ndeshjen e fundit dhe kundër Spanjës nuk luajtëm në mbrojtje , luajtëm futboll të hapur pavarësisht rezultatit edhe me Serbinë do të përsërisim të njëjtën dhe besoj dhe shpresojë në një rezultat pozitiv”, është shprehur Murati për mediat.

“Me Serbinë do të jetë ndeshje e vështirë , por ne do të shkojmë për fitore sepse jo na duhet, posaqërisht pas asaj humbje që mendojë se nuk e meritonim.  Nuk do të jetë lehtë pasi që edhe atë do të kërkojnë pikët pasi vijnë nga e njëjta situatë me një goldiferencë më të ulët dhe besojë se do të arrijmë një rezultat pozitiv”, është shprehur Musliu.

Takimi Maqedoni-Serbi luhet nesër me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply