Jovetiq rikthehet te Interi

Futbollisti malazez, Stevan Jovetiq do të rikthehet te Interi. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave skuadra spanjolle e Seviljës nuk është e interesuar për blerjen e kartonit të futbollistit malazez, që është në pronësi të “neroaxurrëve”.

Jovetiq sezonin e fundit te Sevilja luajti në formë huazimi, por me shumë gjasa mesfushori me tipare sulmuese sërish do të vesh fanellën “zikaltër”, edhe pse shumë lehtë mund të ndodh që ai edhe të largohet nga “Xhuzepe Meaca”, duke pasur parasysh interesimin që kanë për shërbimet e tij disa skuadra evropiane.

Leave a Reply