ZYRTARE, Iljaz Çilafi transferohet te AP Brera

Iljaz Çilafi ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, teksa shkupjani ka arritur që të transferohet në Ligën e Parë, te skuadra e AP Brera.

Çilafi së fundmi ishte pjesë e Detonit Plaçkovica në Ligën e Dytë, aty ku më parë luante edhe me Voska Sport, duke qenë pjesë e asaj gjenerate, që ndihmoi skuadrën shqiptare nga Ohri të ngjitet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në ligën e dytë Çilafi gjithashtu kishte provuar veten edhe me Teteksin, Gostivarin dhe Besën e Dobërdollit, ndërsa si 19-vjeçar, në vitin 2017-të, i njëjti kishte debutuar në Ligën e Parë me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Tashmë shkupjani sërish rikthehet të luaj në Ligën e Parë, këtë herë me fanellën e AP Brera, që në stinorin pranveror do të luftojë për mbijetesë.

Ndeshjen e parë kampionale në vitin 2024, AP Brera do ta zhvillojë kundër Sileksit në Kratovë. (infOSport.mk)

Leave a Reply