Shkëndija i nis dhe i mbyll me barazim ndeshjet kontrolluese (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ashtu si i nisi edhe i përfundoi tre ndeshjet kontrolluese që ishin në program të përgatitjeve në Slloveni, pasi edhe testin e fundit me Mariborin e mbylli me barazim 1:1.

Zahoviç në minutën e katër shënoi golin për Mariborin, ndërsa për Shkëndijën Ibraimi në minutën e 10-të barazoi shifrat.

Kjo ishte ndeshja e tretë që “Kuqezinjët” e mbyllin me barazim dhe me rezultat identik në 1:1, pasi paraprakisht u testuan me Inter Zapreshiqin dhe Bad Radkersburgun.

Ndeshja me Mariborin ishte edhe test i fundit për Shkëndijën, që tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin në ciklin e parë eliminator në Liga Evropa, ku me 29 qershor do të luaj ndaj Daçias të Molldavisë.

Leave a Reply