Renova prezanton 5 përforcimet e reja (FOTO)

Ata që ishin paralajmruar më parë sot edhe zyrtarisht janë prezantuar në radhët e skuadrës së Renovës. Bëhet fjalë për portierin Matija Kobetiç dhe Hadis Veli dhe 3 futbollistët si Lavdrim Skenderi, Lukas Meriles dhe Aleksandar Temelkov.

Pesë përforcimet kanë firmosur kontrata 1 vjeçare me skuadrën nga Xhepçishti, ndërsa do të jenë futbollist kyç në formacionin e trajnerit të ri Vllatko Kostov.

Renova nga 7 korriku do të zhvendoset në Ohër për të vijuar me fazën e dytë përgatitore të sezonit të ri, ndërsa në kuadër të programit do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Leave a Reply