Elif Elmas mbërrin në Stamboll, nënshkruan me Fenerbahçen

Futbollisti i talentuar i përfaqësueses së Maqedonisë, Elif Elmaz në orët e vona të së dielës ka arritur në Stamboll, ku pritet që të nënshkruajë kontratë me skuadrën gjigande të Fenerbahçes, njofton “infOSport.mk”.

Elmas shkëlqeu me petkun e Rabotniçkit në dy vitet e fundit, ndërsa gjithashtu la për tu dëshiruar edhe në paraqitjet e tij me përfaqësuesen A të Maqedonisë, por edhe me shpresat e vendit tonë në Evropianin për të rinj në Poloni, gjë kjo që nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga klubet e mëdha evropiane, në mesin e të cilëve pa dyshim është edhe skuadra shumë herë kampione e Turqisë, Fenerbahçe.

Për nënshkrimin e 17-vjeçarit, Elif Elmaz në garë ishin edhe dy skuadrat tjera turke, Galatasaraji dhe Trabzonspori, mirëpo ishte basketbollisti maqedonas, Pero Antiq, njëherit basketbollist i skuadrës së Fenerbahçes, ai që i mbushi mendjen talentit shkupjan për të pranuar ofertën e skuadrës nga Stambolli.

Nuk janë bërë të ditur detaje rreth shumë së transferimit, mirëpo një gjë është më se e sigurtë, se ky transferim i Elif Elmaz është një hap para në karrierën e tij, që shpresojmë të jetë shumë e suksesshme.

Leave a Reply