Emini: Respekte Karaormanit, por në Ohër kthehemi me 3 pikë

Voska Sport siparin e sezonit të ri 2022/23 në Ligën e Dytë do ta hap me transfertën në Strugën fqinje kundër Karaormanit, skuadër kjo pas shumë viteve u rikthye të luaj në këtë rang garash, njofton “infOSport.mk”.

Kujtojmë skuadra e Voska Sport edicionin e kaluar luajti në ndeshjen e balotazhit, por pa mundur të inkuadrohet në Ligën e Parë.

Ambiciet e skuadrës shqiptare nga Ohri mbetën të njëjta, tashmë me trajnerin e ri Berat Imeri, i cili ka bërë një komponim të mirë mes futbollistëve të rinj dhe atyre me përvojë. Një ndër ata pa dyshim se është Izair Emini, i cili ishte një lider i padiskutueshëm sezonin e kaluar, ndërsa edhe këtë vit pritet që të luaj një rol të rëndësishëm te Voska Sport.

“Mezi kemi pritur fillimin e kampionatit, pasi mund të them se stërvitur fortë dhe se jemi gati për startin e sezonit, ku përballë do të jemi një kundërshtarë jo edhe aq të lehtë, pasi që dihet se edhe ndeshjet e para janë shumë të vështira. Megjithatë neve si skuadër jemi maksimalisht të mobilizuar dhe që me 3 pikët e plota të rikthehemi në Ohër dhe të fillojmë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme” – tha Izair Emini për faqen zyrtare të Voska Sport.

Ndeshja midis Karaormanit dhe Voska Sport starton në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply