Rikthehet Kaka i vjetër, shënon një supergol ndaj Atlanta (VIDEO)

Leite Kaka për disa vite me rradhë po luan në kampionatin elitarë amerikan, ndërsa në ndeshjet e mëngjesit të sotëm na rikujtoi në ditët e tij më të mira, sikur luante te Milani, kur pa dyshim se ishte ndër më të mirët në Europë.

Ai në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Orlando Siti shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Atlanta Junajted në udhëtim, në të cilën ndeshje skuadra e tij lëshoi fitoren vetëm në sekondat e fundit.

Kaka golin e tij të katërt këtë edicion e realizoi në minutën e 40-të, teksa Atlanta barazoi shifrat në minutat shtesë të takimit, falë golit të shënuar nga ana e Villalba.

Leave a Reply