![](http://www.infosport.mk/wp-content/uploads/2017/07/Nejmar.jpg)
Nejmar ka përfunduar vizitën në Kinë dhe tani ndodhet në Dubai ku do të kryejë testet mjekësore në Aspetar Doha, klinika e referencës së familjes Al Thani.
E gjithë kjo konfirmon zërat rreth kalimit të Nejmar te PSZH-ja, skuadër kjo e cila do të derdhë në arkat e Barcelonës plot 222 milionë euro, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe ato franceze, Nejmar ditën e sotme pritet të kompletojë transferimin te skuadra franceze e PSZH-së.