Botërori i klubeve, Gremio në finale, pret Real Madridin (VIDEO)

Gremio është kualifikuar në finale e madhe të Botërorit për klube, pasi në gjysmëfinale mposhti meksikanët e Paçukas me rezultat 1:0. Në Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe, 90 minutat e kohës së rregullt ishin në baraspeshë totale madje Pachuca u shfaq në disa raste e rrezikshme me ish lojtarin e Milanit, japonezin Honda.

Në shtesë gjithsesi Gremio vuri diktatin duke zhbllokuar shifrat në minutën e 94-ët me një gol të bukur të realizuar nga Everton që i dha kualifikimin skuadrës së trajnerit Renato Gaucho. Në minutën e 110 meksikanët mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë pasi Guzman u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Felix Brych.

Në finale e madhe Gremio me shumë gjasa do të pret gjigandët e Real Madridit, të cilët sot do ta luajnë gjysmëfinalen me skuadrën Al Jaziras.

Leave a Reply