Çmendet Flamurtari, ofertë reprezentuesit shqiptarë që luan në “Serie A”

Skuadra e Flamurtarit nga Vlora është një ndër skuadrat më aktive kur është në pyetje transferimi i futbollistëve të rinj. Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht merkatoja e janarit, vlonjatët që udhëhiqen nga ish tekniku i Shkëndijës, Shpëtim Duro, veçmë kanë finalizuar dy blerje të reja, atë të ish sulmuesit të Sileksit, Igor Nedeljkoviç dhe ish futbollistit të Rabotniçkit, Muarem Muarem.

Megjithatë ata nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, pasi futbollisti i rradhës që është në planet e tyre, është reprezentuesi shqiptarë, Ledian Memushaj, i cili aktualisht luan në “Serie A” me ekipin e Beneventos.

Drejtuesit vlonjatë nuk duan të kursehen në këtë sezon ku kanë bindjen se mund të arrijnë objektiva të rëndësishme, andaj janë të gatshëm ti ofrojnë Memushajt të njëjtën rrogë që përfiton aktualisht te Benevento në Itali.

Atje, mesfushori shqiptar përfiton 200 mijë euro neto në vit, një shumë të cilën pritet ta sigurojë edhe në Shqipëri nëse pranon ofertën nga skuadra vlonjate, që pa dyshim do e bënte atë futbollistin më të paguar në historinë e Superligës shqiptare.

Leave a Reply