Pas Prelçec, vijnë edhe dy largime tjera nga Boreci

Koço Angjushev, sponzori gjeneral i Borecit, ditë më parë vendosi që të largohet nga klubi, ndërsa kjo ka bërë që nga kjo skuadër të largohen edhe disa futbollistë. I pari që u largua, ishte sulmuesi kroat, Nikolla Prelçec, ndërsa gjatë ditës së sotme mësohet se nga Boreci janë larguar edhe kolumbiani Aleksandar Borha, i cili erdhi nga rradhët e Pelisterit gjatë kësaj merkatoje, si dhe mbrojtësi Oliver Stoimenovski.

Mirëpo këto nuk janë largimet e vetme që kanë ndodhur, pasi një gjë të tillë ka bërë edhe trajneri Gorazd Mihajllov.

Vendin e tij do ta zë Borçe Hristov, të cilit do ti ndihmojmë Gerasimovski dhe Levkov, ndërsa thuhet se Boreci do të sponzorizohet nga ish futbollistë, veteranë të kësaj skuadre, që do të bëjnë çmos për të shpëtuar skuadrën e tyre të zemrës, nga më e keqja, rënia në Ligën e Dytë.

Kujtojmë pas 18 xhirove të para, Boreci grumbulloi 25 pikë, duke u renditur në pozitën e 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)

Leave a Reply