Stenio Zhunior do ti mungojë Shkëndijës në “San Siro” (VIDEO)

Stenio Zhunior nuk do të jetë në disponim të trajnerit Qatip Osmani për ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” në Liga Europa kundër Milanit në “San Siro”.

Braziliani i skuadrës tetovare ishte ndëshkuar drejtëpërdrejtë me kartonë të kuq në ndeshjen e parë kundër Trakait në Lituani, me ç’rast fillimisht u ndëshkua me vetëm një ndeshje, por më pas  Komisioni Disiplinorë pranë UEFA-s vendosi që ai të dënohet edhe me një ndeshje shtesë, duke i pamundësuar atij që të zhvillojë ndeshje në impiantin e quajtur, “San Siro”.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë kundër Trakait në Lituani, përveç Stenio Zhunior, me kartonë të kuq (dy kartonë të verdhë) u ndëshkua edhe Ardian Cuculi, i cili gjithashtu ishte dënuar me një ndeshje.

Mbrojtësi kërçovarë nuk luajti në ndeshjen e kthimit në Strumicë ndaj skuadrës lituaneze, mirëpo do të ketë të drejtë loje në ndeshjen e parë ndaj Milanit në “San Siro”, ndeshje kjo që në program do të jetë me datë 17 gusht.

Leave a Reply