Interi “bombastik” në miqësore, fiton edhe ndaj Viljarealit (VIDEO)

Skuadra e Interit po rezulton të jetë më e mira në aspektin e ndeshjeve përgatirore para fillimit të sezonit të ri. Së fundmi skuadra e Spaletit ka fituar edhe testin ndaj spanjolleve të Viljarealit me rezultat 3:1.

Zhbllokimin në këtë takim e bëri Eder në minutën e 25-të, ndërsa barazimi erdhi në të 39-të me Roberto Soldadon, me të cilat shifrat 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, ishte Jovetiç që në të 66-tën çoi rezultatin në 2:1 për Interin, ndërsa Brozoviç në minutën e fundit vulosi shifrat përfundimtare për 3:1.

Kujtojmë që “zikaltërtit” më herët fituan edhe turneun Internation Çampions Kap të zhvilluar në Azi, duke triumfuar ndaj ekipeve si Lioni, Bayerni i Mynihut e Çelsi.

Leave a Reply