Bomba e Demirit “hutoi” portierin e Akademia Pandev! (VIDEO)

Skuadra e Shkupit sezonin e ri në elitën e futbollit vendor e nisi me barazim 1:1 ndaj Akademija Pandevit. Skuadra nga Çairi në minutat e fundit barazoi shifrat e takimit, ndërsa golin e realizoi i sapoaktivizuari në lojë, Husein Demiri.

Demiri në të 89-tën realizoi një gjuajtje përfekte nga një distancë e largët prej 30 metrave, me topin që u ndalë në rrjetën e kundërshtarit.

Interesant ishte fakti se topi njëherit goditi transversalen dhe pastaj  rrjetën, me portierin kundërshtar që nuk e hetoi fillimisht një gjë të tillë.

Vepra Husenit mund të përzgjidhet goli i xhiros së bashku me atë të Armend Alimit që shënoi dje ndaj Vardarit.

Leave a Reply