Pas ndeshjes, Nuhiu: Fillimi çdo herë i vështirë, rezultati është real!

Pas barazimit 1:1 ndaj Akademija Pandevit në xhiron e parë të elitës së futbollit vendor, trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu ka dhënë vlersimin e tij për ndeshjen.

“Nga të dyja skuadrat shikuam futboll të mirë dhe të hapur me shumë raste. Mendojë që rezultat është real, pasi edhe ata kishin rastet e veta edhe ne i kishim tonat. Çdo fillim është i vështirë. Në pjesën e dytë reaguam mirë, pas golit të pranuar skuadra tregoi karrakter dhe u rikthyem në lojë. Mendoj që të kishim pasur edhe disa minuta lojë, do të shënomin edhe golin tjetër”, është shprehur pas ndeshjes, trajneri i Shkupit, Ardian Nuhiu.

Leave a Reply