Zahov: Në Milano nuk kemi ardh me flamur të bardh, por për një rezultat pozitiv

Gardiani i Shkëndijës, Kostandin Zahov, i cili gjatë ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa gjatë këtij edicioni bëri disa paraqitje shumë të mira me Shkëndijën, shpreson se edhe ndaj gjigandëve të Milanit do të vazhdojë me formën e tij të mirë. Ai edhe përkundër emrit të kundërshtarit, thotë se në Milano, Shkëndija nuk ka ardhur me flamur të bardhë, dhe se nga këtu për në Shkup presin të kthehen me një rezultat të volitshëm.

“Të gjithë e dimë se Milani është një skuadër shumë kualitative, do të jetë një ndeshje e rëndë për ne. Nuk kemi se çfarë të humbim këtu. Të ju them se nuk kemi ardhur këtu me flamur të bardhë. Do të japim maksimumin tonë nesër, mendoj se të gjithë do të jemi në nivel, do të ketë atmosferë të mirë, dhe ajo që mbetet është në Shkup të kthehemi me një rezultat sa më të mirë” – tha Kostadin Zahov.

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës në “San Siro” në program është të enjten me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply