Shkëndija përshëndetet denjësisht nga Liga Europa (VIDEO)

Një gol i shënuar nga ana e sulmuesit të ri, Kutrone në minutën e 13-të i dha fitoren Milanit në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Shkup, në “Telekom Arena”, që për çudi nuk ishte stërmbushur përplotë, edhe përkundër interesimit të madh për këtë suuper ndeshje, në të culë Shkëndija sonte tregoi cilësitë e saj të vërteta. Edhe pse nuk arritën të shënojnë ndaj Milanit të madh, “kuqezinjtë” nga Tetova treguan lojë shumë më të mirë se ajo në “San Siro”, duke rrezikuar në disa raste portierin Marko  Storari.

Ishin tentativat e Hasanit, Alimit dhe Ibraimit që rrezikuan seriozisht portierin milanez, i cili sonte në Shkup zëvendësoi portierin e parë Xhanluixhi Donaruma.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë në Milano, Shkëndija kishte pësuar disfatë 6:0, ashtu që skuadra gjigande italiane me meritë kualifikohet për në grupet e Liga eEvropa, ku nesër do të mësojë edhe emrat e skuadrave kundërshtare dhe grupin në të cilin do të luaj, pas shortit që do të hidhet në Nion të Zvicrës.

GOLI I CUTRONES

Публикувахте от AC Milan Club Albania в 24 август 2017 г.

Leave a Reply