Montella: Sonte luajtëm ndaj Shkëndijës së vërtetë

Trajneri i Milanit Vinçenco Montella është shprehur i kënaqur që në fund skuadra e tij shënoi fitore ndaj Shkëndijës. Sipas tij pikërisht sonte në terenin e gjelbërt u shfaq ajo Shkëndija e vërtetë, e cila ishte humbur për fat të keq në ndeshjen e parë në “San Siro”.

“Jam shumë i lumtur që fituam edhe sot, pasi u përballëm me Shkëndijën e vërtetë. Shkëndija e mundi skuadrën kampione të Vardarit, ashtu që e dinim se sonte na pret një ndeshje e rëndë. Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje mjaft cilësore, me shumë raste, edhe pse rezultati e tregon të kundërtën. Shkendija ishte në nivelin e duhur, prisnim që të luajnë për të shënuar gol” – u shpreh Montella.

Leave a Reply