Barazojnë FC Shkupi dhe Renova, sulmuesit në element (VIDEO)

Derbi shqiptarë midis FC Shkupit dhe Renovës ka kaluar në shenjë të dy qendërsulmuesve të skuadrave respektive, Marin Jurina, gjegjësisht Remzifaik Selmani, të cilët shënuan nga dy gola në barazimin 2:2 të arritur në stadiumin e Çairit, njofton “infOSport.mk”.

Jurina shënon golin e parë për FC Shkupin ndaj Renovës

Jurina shënon golin e parë për FC Shkupin ndaj RenovësFC SHKUPI – RENOVA 1:0(M. Jurina 42')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Të parët në epërsi në këtë ndeshje kaluan vendasit, me golin e Jurinas në minutën e 42-të, kur mjaft mirë në zonë u shërbye nga ana e Serzhinjos, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më vonë, Remzifaik Selmani në anën tjetër pasi doli i vetmuar para portierit Tulio, arriti që të barazojë rezultatin në 1:1.

Renova kundërpërgjigjet shumë shpejt, Selmani barazon shifrat

Renova kundërpërgjigjet shumë shpejt, Selmani barazon shifrat FC SHKUPI – RENOVA 1:1(R. Selmani 43')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Ky ishte rezultati i 45 minutave të para, ndërsa po i njëjti ishte valid deri në minutën e 82-të, kur Remzifaik Selmani pas një asisti të mrrekullueshëm të Ilirid Ademit arriti që të shënojë  edhe golin e dytë në rrjetën e “bardhekaltërve” nga Çairi.

Selmani shenon edhe golin e dyte per Renoven

Selmani shenon edhe golin e dyte per Renoven FC SHKUPI – RENOVA 1:2(R. Selmani 82')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Ky gol bëri që FC Shkupi me të gjitha forcat të hudhet në sulm, në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti sërish Marin Jurina me golin e shënuar në minutën e fundit të takimit.

FC Shkupi barazon ndaj Renovës, Jurina shënon sërish

FC Shkupi barazon ndaj Renovës, Jurina shënon sërishFC SHKUPI – RENOVA 2:2(M. Jurina 90')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Pas këtij barazimi Renova ndanë pozitën e parë me Akademia Pandevin, që sot mundi Borecin, teksa FC Shkupi me 4 pikë ( 3 më pak se dy skuadrat kryesuese), mban pozitën e 5-të në renditje.

Leave a Reply