Merkatoja e verës në Spanjë mbyllet me 02 shtator

Sipas traditës periudha  etransferimeve të futbollistëve të rinj në kampionatet më të fuqishme evropiane mbyllej të njëjtën ditë, ku dallonin vetëm orët. Megjithatë merkatoja e kësaj vere ka pësuar ndryshime. Klubet nga La Liga do të mund të transferojnë futbollistë të rinj deri në mbrëmjen e 01 shtatorit, atëherë kur akrepat do të bashkohen tek 12 (00:00).

Në Angli, Gjermani, Francë, Holandë dhe Rusi merkatoja do të mbyllet një ditë më herët.

Për arsye ende të panjohura, Federata e Futbollit Spanjoll kishte kërkuar nga FIFA që klubet nga La Liga të kenë në disponim edhe një ditë më shumë, gjë kjo që ishte pranuar nga shtëpia e futbollit botëror.

Kësisoj Barcelona do të ketë 24 orë më shumë kohë për të transferuar ndonjë emër të madh para mbylljes së merkatos, duke plotësuar në këtë mënyrë vendin e lënë bosh në sulm pas transferimit të Nejmar te PSZH-ja.

Leave a Reply