Tare sjellë Nanin dhe dy super talentë te Lacio

Igli Tare po bënë një punë shumë të mirë te Lacio. Kur skuadrat po numërojnë orët e fundit të merkatos, Tare te skuadra nga “Olimpiko” ka arritur të sjellë një emër të njohur për futbollin evropian, portugezin, Nani, si dhe dy futbollistë shumë premtues, Bruno Jordão dhe Pedro Neto, të cilën vijnë nga skuadra e Bragas.

Nani te Lacio vjen nga Valencia për një shifër prej 10 milion euro, teksa për dyshen Jordão – Neto, drejtuesit “lacial” kanë paguar 26 milion euro.

Në këtë mënyrë Tare bënë tre blerje të rëndësishme në orët e fundit të merkatos, duke ndërtuar një skuadër premtuese për sezonin e ri në “Serie A”, por edhe për të ardhmen, bazuar në moshën dhe talentin që kanë dy futbollistët e ardhur nga skuadra portugeze e Bragas.

Leave a Reply