Siti nuk e bënë “hesap” Bazelin e Xhakës dhe Ajetit

Mançester Siti që sonte thuajse ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shkëlqyen sonte në transfertën ndaj Bazelit të Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit, duke mundur kampionët e Zvicrës me rezultatin e thellë 0:4.

Nga një gol në secilën pjesë për “citizens” realizoi Gjundogan (14′, 53″), ndërsa gjatë 45 minutave të para në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Berardo Silva (18′) dhe Aguero (23′).

Taulant Xhaka në këtë ndeshje luajti si titullarë, madje duke u ndëshkuar me kartonë të verdhë në minutën e 38-të, teksa Albian Ajeti në lojë u inkadrua në minutën e 71-të, mirëpo duke mos ndryshuar ndonjë gjë në rezultat.

Kësisoj ndeshja e kthimit në “Etihad Stadium” që në program është me 7 mars pritet të jetë vetëm formalitet.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply