Në Torino pa fitues, Juventusi dhe Totenhemi ndahen me barazim (VIDEO)

Juventusi dhe Totenhemi janë ndarë me barazim 2:2 në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve të futbollit evropian. Skuadra e Alegrit ishte më afër fitores në natës e sotme, duke çuar në fillim shifrat në 2:0 me anë të Higuainit në minutën e 2-të dhe të 9-të, ndërsa miqtë nga Anglia barazuan me Kejn në të 35-tën dhe Eriksen në të 71-tën.

Juve kishte rastin që në pjesën e parë të çon rezultatin në 3:1 në favor të vetin, mirëpo Higuain nuk arriti që të realizoi nga penalltia. Kështu që gjithçka mbetet për t’u vendosur në Angli, me ndeshjen e kthimit ndërmjet Totenhemit dhe Juventusit që do të luhet me 7 mars. /InfOSport.mk

Leave a Reply