Florent Osmani përfundon te EuroMilku

E nisi me Skopjen, ishte shumë afër Vëllazërimit, mirëpo Florent Osmani sezonin e ri zgjodhi të luaj me fanellën e EuroMilkut, skuadër kjo që në sezonin e ri  futbollistik do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike – Perëndim.

Është kjo hera e parë që Osmani do të luaj me këtë skuadër, ku do të rigjejë ish shokun e tij nga Liria e Prizrenit, Burhan Aliji.

Që të dy sezonin e kaluar ishin pjesë e skuadrës nga Superliga e Kosovës, ndërsa tashmë do kontribuojnë për skuadrën shkupjane, që sezonin e ri e nisi me disfatë në transfertën ndaj Novacit.

Osmani kështu bëhet futbollisti i katërt shqiptarë që do të luaj te EuroMilku, ku përveç Burhan Alijit, luajnë edhe Arbnor Jahii dhe Gent Bislimi.

Leave a Reply