Një ish kampion i Shkëndijës, i bashkohet Skopjes

Skuadra e Skopjes që garon në elitën e futbollit vendor në rradhët e saja ka arritur të angazhojë një super sulmues, i cili do të përforcojë dukshëm sulmin e skuadrës që udhëhiqet nga trajneri, Ljupço Markovski.

Bëhet fjalë për sulmuesin shkupjan, Ersen Sali, një ish kampion me Shkëndijën në vitin 2011-të.

Sali një kohë të më gjatë stërvitej me skuadrën nga lagjia e Hekuranës, ndërsa pasi bindi drejtuesit e kësaj skuadre, të njëjtit vendosën që ti ofrojnë kontratë atij. Burime të afërta me “infOSport.mk” konfirmojnë se Sali ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa nëse palët mbetin të kënaqura në fund të sezonit, e njëjta mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër.

Leave a Reply