Portieri Enes Azizi afër kalimit te Rappersvil Jona në Zvicër

Portieri i talentuar shqiptar Enes Azizi është pranë transferimit me skuadrën Rappersëil Jona që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, i njohur ndryshe si Challenge League.  Bisedimet zhvillohen përmes menaxherit Besim Isa dhe drejtorit sportiv të Rappersëil Jonas, shqiptarit Arben Gojanit.

Pritet deri të martën të mbyllet gjithçka në lidhje me këtë lëvizje, ndërsa bisedohet për kontratë 1 vjeçare me opsion të vazhdimit për edhe një vit tjetër. Gardiani me pasaportë zvicerane por me prejardhje nga Tetova së fundmi ishte pjesë e Dardanias në Zvicër, ndërsa paraprakisht një sezon ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Bëhet fjalë për talent të madh mes shtyllave, i cili mes tjerash një periudhë ishte pjesë e PSZH-së në Francë, ndërsa më vonë edhe Reaggianas dhe Regginas në Itali. Nëse bisedimet mbyllen me sukses, pritet ky të jetë një hap i rëndësishëm për karierën e Enes Azizit.

Leave a Reply